Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është shprehur se PD ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari.

 

Përmes një deklarate për mediat Spaho ndër të tjera është shprehur se prefektja e Tiranës ka vendosur që e njëjta mbledhje të bëhet nesër, sepse Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës.

 

Këshilli Bashkiak i Kamzës ishte thirrur për konstituim në datën 14 Gusht nga Sekretari aktual i Këshillit, por, në shkelje flagrante të ligjit, Prefektja e Tiranës ka vendosur që e njëjta mbledhje të bëhet nesër, sepse Edi Ramës nuk i pritet që të pushtojë Bashkinë e Kamzës. Ligji i pushtetit lokal ia jep këtë kompetencë sekretarit aktual, por, megjithëse ai e ka ushtruar atë rregullisht, duke thirrur konstituimin e Këshillit Bashkiak të Kamzës brenda afatit, përfaqësuesja e Edi Ramës ka vendosur të cënojë autonominë e pushtetit lokal dhe të uzurpojë kompetencën e sekretarit të këshillit bashkiak. Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të paligjshëm të Prefektës së Tiranës, duke e konsideruar atë një ndërhyrje flagrante të qeverisë në ushtrimin e kompetencave të pushtetit lokal. Për këtë arsye, Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal për Prefekten e Tiranës, Suzana Jahollari. Duke zbatuar urdhrin e paligjshëm të Edi Ramës, ajo ka shpërdoruar detyrën dhe duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *