E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

PD: Jo koncesionit të Rrugës së Kombit

Partia Demokratike kundërshton dhënien me koncesion te Rrugës se Kombit, pavarësisht skualifikimit qe Komisioni i Prokurimeve Publike i beri firmës fituese, dhe ia kaloi tenderin konsorciumit shqiptar. PD e konsideron këtë procedure tenderimi si një “pazar” per t’ia dhënë klientëve te qeverise, ndaj ajo ka paralajmëruar se do ta anuloje. Këshilltari i ekonomisë ne grupin parlamentar te PD Dorian Teliti, thotë se mbeten ende te paqarta dhe te veshura me mister procedurat e ndjekura nga ministria. Nga ana tjetër, PD e ka konsideruar qe ne fillim këtë koncesion, si nje mashtrim qe qeveria po i ben qytetareve, duke i taksuar ata tre here për mirëmbajtjen e rrugëve. Aktualisht, ajo qe dihet është se çdo makine tip autoveture, do te paguaje 5 euro gjate kalimit ne këtë segment rruge. Ndërkohe qe shteti do te vijoje te subvencionoje per disa vite kompaninë, qe do te operoje per mirëmbajtjen e saj, duke i bere te paqarta kostot qe do te paguajnë shqiptaret, ne tërësi per rrugën me te kushtueshme ne Shqipëri.

Më shumë video

Reklamë