Subscribe

Duke iu referuar nje raporti nderkombetar, partia demokratike deklaron se jetesa ne Tirane eshte shume e keqe.

 

Ajo rendit ndotjen dhe trafikun, çmimet e larta si dhe mungesen e parqeve publike.

 

 

Cilësia e jetës në Tiranë është katastrofale. Gjithmonë nëse me cilësi jete nuk kuptojmë kafet te blloku dhe fotot në “Instagram”. Këtë vërteton me shifra dhe fakte klasifikimi mbarë botëror “Numbeo”, më i madhi i këtij lloji që merr në shqyrtim cilësinë e përgjithshme të jetës në 248 qytete.

Është një raport i cili tregon qartë se të banosh në Tiranë nuk do të thotë të jetosh, jo vetëm për hir të kostos shumë të lartë të jetesës, por për faktin se kemi një kryeqytet pa transport publik, pa parqe, pa hapësira sociale, me shumë trafik, ndotje dhe me plehra kudo. 

Kemi humbur trashëgiminë kulturore, duke e shkatërruar me bekimin e Edi Ramës si barbarë me lëkurë modernësh. Kemi fituar vetëm kulla të larta betoni, që siç e cilësonte dje e mirënjohura “The Guardian”, simbolizojnë korrupsionin monumental dhe zhbërjen flagrante të konceptit të qytetit.

Dyshja Rama –  Veliaj janë përgjegjësit e vetëm të kësaj masakre.

 Ky projekt që ka filluar vite më parë po shpaloset me shpejtësi marramendëse.

 Sa më shumë para’ të ketë nevojë të pastrohen, aq më shumë beton dhe kulla të larta, aq më pak histori dhe trashëgimi kulturore, aq më pak gjelbërim dhe hapësira normale jetese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *