Ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta e ka cilësuar si të papreçedentë situatën në të cilën PD rrezikon të mos hyjë në zgjedhjet vendore të 14 majit. E ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Meta tha një parti si PD ka një histori dhe kontribut që do e bëntë të paparanueshme mospjesmarrjen e saj në zgjedhjet lokale.

 

“Është një lloj përgjegjësie nga palët dhe i gjithë, shqetësimi, investimi që po harxhohet është me të vërtetë një lloj shqetësimi që PD vërtetë duhet të jetë në zgjedhje, duhet të ketë start të barabartë. Është një nga partitë që është legjendë, është historia, ka kontribute të drejtpërdrejta, ka kontribute të drejtëpërdrejta, është parti që në 1992-in dhe nuk mund ta mendojmë që një parti e madhe, një parti opozitare që ka historinë e vetë më 14 maj të mos figurojë në fletën e votimit”, tha ajo.

 

Ekspertja e çështjeve ligjore komentoi ngërçin institucional në të cilin PD ndodhet. Ajo ngriti pikëpyetje lidhur me vendimin e grupi të “Alibeajt” për të ankimuar vendimin e KQZ në KAS.

 

“U dha një vendim procedurial, ne dëgjuam publikisht kryekomisionerin që i dha një grupimi 48 orë kohë që të përmisonte disa dokumente dhe disa letra dhe nuk morëm asnjë lloj feedback-u se kush ishin këto dokumente dhe kush ishin këto letra që duheshin dakordësuar ose rregulluar. U pa si premisë që të ndihmohej ky grupimi që t’i rregullonte këto letrat që të kishte shansin për t’u regjistruar si parti politike. Pamë që menjëherë pati një lloj emergjence dhe një indikacion nga përfaqësuesi ligjor që na duhet shumë shpejt kjo zbardhja e vendimit të komisionerit se ne do bëjmë ankimim. Unë si përfaqësuese e shoqërisë civile apo thjesht si qytetare bëjnë një pyetje që në gjithë këto diskutime dhe në gjithë këto eksponentët më të mirë të njohjes së ligjit, kur dihej, se po dëgjojmë komentet post vendimit tani se është vendim procedurial, vendim i ndërmjetëm. Kur ishim në këtë lloj situate pse u bë ky ankimim, pse nuk u prit që të respektohej ky limiti kohor 48 orë ose të kundërshtohej, pikërisht kjo gjë”, shtoi Meta.

 

Meta theksoi se PD nuk duhej që të linte institucionet të vendosnin për fatin e saj, por duhej të kishin gjetur një zgjidhje mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *