E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Politikë

PD jashtë Këshillit Shqipëri – BE

Opozita akuzon qeverinë se e përjashtoi nga Këshilli i Stabilizim Asocimit Shqipëri – Bashkim Europian; duke thyer nje tradite qe respektohej prej 6 vjetësh.

 

Ne nje deklarate per mediat, Partia Demokratike thekson se qe ne vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit Parlamentar për integrimin europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit, precedent qe u respektua deri dy dite me pare kur ne takimin e Brukselit nuk u ftua Genc Pollo.

 

“Ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu.  Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u  kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit” –  deklaron Partia Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë