E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Kohëra Lufte (I Fundit) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Politikë

PD: Ish – persekutorët pa dekorata

Debatet politike qe u zhvilluan ne fund te vitit 2015 janë mbartur edhe ne nisje te sesionit te ri te kuvendit. Ne konferencën e kryetareve te grupeve parlamentare jane përcaktuar projekt-ligjet qe parlamenti do te shqyrtoje ne 3 javët e ardhshme, dhe drafti me i rendesishem është ai per heqjen e dekoratave ndaj personave qe kane qene persekutore gjate regjimit komunist. Por konferenca nuk ka futur ne kalendar rezolutën e demokrateve per këtë çështje me arsyetimin se nuk është depozituar zyrtarisht ne parlament. Ne kete sesion te kuvendit, përveç Komisionit te Reformës ne Drejtësi dhe Komisionit per Dekriminalizimin, i cili do te vazhdoje te funksionoje pasi do te hartoje aktet nënligjore, do te ngrihet edhe nje komision i ri, ai për reformën zgjedhore. Nga ana e opozitës bashkëkryetari i ketij komisioni, do te jete Oerd Bylykbashi, ndërkohe qe ende nuk është vendosur kush do te jete bashkëkryetari i shumicës.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video