PD i përgjigjet Ramës: Je në panik, humbja të ka bërë nervoz

Partia Demokratike iu përgjigjet sulmeve të kryeministrit Edi Rama pas takimeve elektorale të Lulzim Bashës në juglindje.
Në njoftimin e selisë blu, thuhet se kreun e qeverisë e ka kapur paniku i humbjes dhe se e ka kuptuar dëshirën e qytetërve shqiptarë për të sjellë ndryshimin më 25 prill.
“I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën. Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale. PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.”




