E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD i përgjigjet policisë: Protesta e drejtë kushtetuese, s’na pengoni dot

Policia nuk ka pranuar që protesta e së shtunës të zhvillohet në të gjitha pikat e parashikuara nga opozita. Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të policisë së kryeqytetit, e cila ka refuzuar grumbullimin në rrugën “Ismail Qemali”.

 

Në reagimin e saj selia blu thekson se për zhvillimin e tubimit janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se protesta është një e drejtë kushtetuese që nuk mund kufizohet.

 

Reklamë

Ndër të tjera në deklaratën e demokratëve thuhet se ligji parashikon njoftimin e policisë dhe jo kerkesen për leje.

 

Gjithashtu PD-ja ka rikonfirmuar zhvillimin e tubimit ne zonen e njoftuar dhe i beri thirrje policise se shtetit te marre masa per te garantuar protesten ne sheshin perpara kryeministrise, tek lulishtja, piramida, dhe rruga “Ismail Qemali”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë