E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD i përgjigjet Cakajt: Raporti i OSBE/ODIHR skanon shtetin privat të Ramës

Partia Demokratike i është përgjigjur ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Reklamë

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaroi se raporti për herë të parë në historinë e vëzhgimit të OSBE/ODIHR nuk specifikonte që zgjedhjet ishin demokratike. Ai tha se zgjedhjet u shantazhuan dhe se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ, sipas tij, ka shkelur ligjin.

 

Reklamë

“Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”

 

Sipas Bardhit, raporti nuk ka nëvojë për interpretime pasi është I qartë dhe evidenton qartësisht përgjegjësitë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

 

“Opozita kërkon vetëm dënim të kriminelëve, siç dëshmuan dosjet “184” dhe “339”. Rama jo vetëm që nuk është distancuar nga hajdutët e zgjedhjeve, por kryehajdutin e Dibrës e ka marrë në mbrojtje, duke e bërë kryetar të administrimit zgjedhor. Raporti nuk mund të ketë qenë më shumë për opozitën, siç u shpreh zëdhënësi i Ramës, pasi raporti nuk është për të monitoruar opozitën.”

Më shumë video

Reklamë