Duke marrë shkas nga operacioni “Forca e Ligjit”, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi kërkon nga kryeministri Edi Rama që të sqarojë opinionin publik për posedimin e një makine të blinduar, “Lincoln”, e cila posedohet nga vëllai i tij, Olsi Rama.
Krahas një videoje të publikuar në “Facebook”, Bardhi shkruan se Rama dhe vëllai i tij duhet të tregojnë se përse nuk është bllokuar ky automjet nga OFL për t’u verifikuar.
“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet: – Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës? – Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit? – Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”





A ka Shqipetar qe po I interson makina e vellajt Rames apo Bashes
O politik e qelbur pse nuk merreni me programe qe jan ne interes te Shqipetareve
Makinat e blinduara aty kan qen me vite nuk erdhen sot
Ndryshoni mashin se do digjini freksjonin
Populli nuk I interson makinat e blinduara por jeta e tyre qe po shkon ne sketerr nga kjo politik e qelbur qe di te bej politik por vetem shkaterrim total