PD i jep fund bojkotit, të hënën në Komisione
Demokratet kane vendosur te rikthejnë normalitetin ne marrëdhëniet me parlamentin. Pas dërgimit ne Gjykate Kushtetuese te mandateve te deputeteve socialiste dhe ngritjes se komisionit hetimor per CEZ; opozita i ka cilësuar te përmbushura kushtet e vendosura prej saj. Pas mbledhjes se kryesisë se grupit parlamentar demokrat, nënkryetari i PD Edi Paloka ka lajmëruar se te hënën deputetet e PD do te marrin pjese ne punimet e komisioneve. Rreth 2 muaj me pare Partia Demokratike bojkotoi komisionet dhe bllokoi seancat plenare, duke vendosur si kusht zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese qe u plotësua nga shumica; ndryshimin e ligjit per dekriminalizimin dhe per komisionet hetimore qe te enjten mazhoranca i rrezoi me vote ne kuvend.




