Subscribe

Partia Demokratike i është drejtuar kuvendit per te ngritur nje komision hetimor per çështjen e kompanisë CEZ. Opozita pretendon se marrëveshja e arritur nga qeveria Rama me kompaninë ceke i ka shkaktuar vendit nje dem prej te paktën 500 milion euro e per ketë arsye ka nevoje per nje hetim parlamentar.

“Pavarësisht se detyrimi që kompania CEZ a.s. i detyrohej shtetit shqiptar në minimumin e saj kapte vlerën 1 bilion Euro (500 milion USD CEZ a.s. i detyrohet vetëm KESH dhe OST), Qeveria arriti “të zgjidhte” me mirëkuptim mosmarrëveshjen, duke i falur të gjitha detyrimet dhe duke i dhënë CEZ a.s. 95 milion Euro. Por kjo marrëveshje arrihet në një situatë kur CEZ a.s. pretendonte 200 milion EURO në një arbitrazh investimesh, ndërkohë që kjo kompani ishte e ekspozuar karshi shtetit shqiptar në një padi Arbitrazhi Tregtar nga 1-3 bilion euro”.

Sipas PD kjo zgjidhje nuk është rekomanduar nga asnjë ekspert

“Është e qartë dhe e provuar katërcipërisht se asnjë avokat apo ekspert ndërkombëtar nuk rezulton ta ketë konsultuar Qeverinë shqiptare për të zgjidhur në këtë formë mosmarrëveshjen me CEZ a.s, përveç konsulentëve privatë të Kryeministrit dhe avokatëve të shtetit dhe zyrtarëve të tjerë, të cilët kanë patur klientë CEZ a.s. apo kanë qenë të punësuar nga CEZ a.s.!”

Zgjidhja me marrëveshje e kontratës me kompaninë ceke CEZ nga qeveria shqiptare është kritikuar qe ne momentin e pare nga opozita. Një vit me pare demokratet propozuan ndryshime ligjore qe kjo afere te hetohej nga prokurore te huaj, por drafti u rrezua ne parlament.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *