Subscribe

Edhe pse deputetet e parlamentit te ri e kane kaluar te gjithë filtrin e pare te dekriminalizimit, opozita ka kërkuar hetim te thelluar për dy deputete te mazhorances. Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë se Përgjithshme dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te verifikuar te dhënat e deputetit te PDIU ne qarkun e Elbasanit Aqif Rakipi, ish-aleat i PD ne zgjedhjet e 2013

 

“Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Aqif Rakipi, ndodhet ne kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian.”

 

Deputetet demokrate kane kërkuar nga organi i akuzës te verifikoje edhe te dhënat e deputetit socialit Gjetan Gjetani.

 

“Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Gjetan Gjetani, ndodhet ne kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian.”

 

Por PDIU i ka hedhur poshtë akuzat ndaj deputetit Rakipi. Sipas kësaj force politike Rakipi është verifikuar  nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht Interpoli dhe Prokuroria kanë deklaruar se nuk ka të dhëna për implikimin e tij.

 

Edhe deputeti Gjetan Gjetani i kontaktuar nga Vizion Plus ka hedhur poshtë akuzat, duke saktësuar se ai nuk ka qene asnjëherë ne Itali. Dekriminalizimi u miratua legjislaturën e kaluar dhe si pasoje këtij ligji 2 deputete dhe nje kryetar bashkie humben mandatet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *