Subscribe

Hapjen e fushatës elektorale në Lezhë për Partinë Demokratike e bëri sekretari i përgjithshëm. Gazment Bardhi. Në takim, demokratëve, numri dy i PD-së, u kërkoi të mos përsërisin gabimet e së shkuarës, fuqizimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

 

GAZMENT BARDHI

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I PD

Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013.

 

Beteja e 14 majit tha Gazment Bardhin është e pazakontë dhe se pjesëmarrja në zgjedhje është për të ruajtur identitetin e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *