Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha këtë të premte në Kongresin e Partisë Socialiste se me ndërrimin e pushteteve nuk do të ndryshojnë edhe vendet e punës për gratë.

 

Gjatë fjalës sa saj, ministrja e konsideroi nepotizmin një murtajë që nuk e ka vuajtur vetëm Shqipëria, por shumë vende të botës.

 

Po ashtu, ajo fajëson Partinë Demokratike se ka gjunjëzuar sistemin arsimor, duke shkarkuar nga puna me mësueset me përvojë.

 

“Si PS jemi siguruar që vendet e punës nuk do të ndryshojnë kur të ndërrojë pushteti. Nepotizmi është murtajë dhe këtë nuk e ka vuajtur vetëm Shqipëria, por shumë vende të botës. PD ka gjunjëzuar sistemin arsimor, duke shkarkuar mësueset me përvojë. Por kjo nuk do të ndodhë më, portali “Mësues për Shqipërinë” është ligj dhe nuk do të ndryshohet edhe nga partitë e tjera, që mund të vijnë në pushtet. Na duhet një sistem arsimor që lufton patriarkalizmin, që i ka vendosur litarin në fyt vajzave dhe grave.”

 

Kongresi i PS-së do të zgjasë për 3 ditë rresht, ku nëditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *