Subscribe

Partia Demokratike ka vazhduar denoncimet ndaj Edmond Begos për paratë publike qe ai ka përfituar  gjate viteve te fundit. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar dokumente per nje leje minerare qe Bego ka marre ne Elbasan, qe është zona elektorale e numrit 2 te PS Taulant Balla.

 

“Damian Gjiknuri, 3 vjet më parë, atëherë kur trafikanti i drogës Bega dhe politikani Balla u bënë miq familjarë, ka firmosur leje minerare pa garë për Edmond Begon. Sipas lejes që ka firmosur Damian Gjiknuri, miku trafikant droge i Taulant Ballës, ka të drejtë të shfrytëzojë për 25 vjet pasuritë natyrore në interes të biznesit të tij të ndërtimit, i cili duhet të ishte tani nën sekuestro nga Prokuroria.”

 

Por opozita ka sulmuar serish edhe prokurorinë.

 

“Njoftoi jozyrtarisht se ka nisur verifikim pasuror, po jo hetim, siç ia kërkon ligji, me shpresën se gjithçka do të harrohet, kur shërbëtorët e mafias dhe të krimit në pushtet të mbyllin dosjen.”

 

Sipas PD, prokuroria duke mos nisur hetimet për kreun e grupit parlamentar socialist po provon se i shërben krimit të organizuar të lidhur me pushtetin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *