Subscribe

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu përgjigj akuzave te Partisë Demokratike se policia po ruan fluturimin e avionëve te drogës. Gjatë inaugurimit të Komisariatit të rikonstruktuar dhe Zyrës se Shërbimeve ne Lushnje, Ministri i Brendshëm tha se e vërteta është mjaft e qartë.

“Ne punojmë ata gënjejnë. Ne mundohemi t’i shërbejmë sa me mire qytetareve ata hedhin balte mbi Policinë e Shtetit. Policia korr rezultate te cilat konfirmojnë se jemi ne rrugën e duhur, ata hedhin akoma me shume akuza ndaj Policise se Shtetit. Ne mundohemi te bëjmë gjithçka është e mundur qe qytetaret bashke me Policine te garantojnë nje shoqëri me te sigurt dhe me te drejt, ata sulmojne vazhdimisht Policine. Eshte kjo arsyeja pse pas çdo rezultati te Policisë te Shtetit ka nje akuze nga SHQUP-i”.

Sipas Tahirit akuza të tilla nuk dekurajojnë policinë, e cila vazhdon punën e saj në goditjen e kriminalitetit.

Një ditë më parë ish-Ministri i brendshëm, Flamur Noka, akuzoi policinë se avionët e dyshimte te fotografuar nga qytetaret ne plazhin e Semanit në Fier ishin per transportin e drogës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *