E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD gati për zgjedhjet, Basha mbledh kryesinë

Për herë të parë pas pushimeve të verës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë dhe ish deputetët për të diskutuar aksionin opozitar.

 

Në qendër të mbledhjes janë përgatitjet e opozitës jo vetëm për situatën politike, por edhe për betejën e ardhshme zgjedhore.

 

Reklamë

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale të parakohshme janë sipas opozitës e vetmja zgjidhje për krizën e për këtë arsye Basha kërkon që strukturat të bëhen gati për betejën elektorale.

 

Një ditë më parë kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi drejtuesit e degëve. Në këtë takim u vendos që  në PD të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik.

 

Ndërkohe shtabet do të shtrihen në mënyre piramidale në të gjithë vendin.

 

Nga ana tjetër PD-ja ka vendosur që protestat të spostohen për të shmangur shfokusimin nga çështjet kryesore që janë procesi i integrimit dhe zgjidhja e krizës.

Më shumë video

Reklamë