Subscribe

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj takoi strukturat në Finiq dhe Delvinë duke u kërkuar të punojnë për fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj. Gjatë një takimi në Finiq, Alibeaj vuri theksin tek nevoja e një alternative të re në skenën politike dhe qarkullimin e elitave.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

 

“Nga se vuan sot shteti shqiptar? Vuan nga korrupsioni. Vuan nga abuzimi me pushtetin. Dhe jo vetëm kaq, por se drejtuesit e vjetër, treshja drejtuese e shtetit shqiptar në 33 vite, se tre veta kanë qenë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, datojnë që nga viti 1990. Sali Berisha dhe Ilir Meta hynë në politikë në 90-ën dhe janë ende në politikë. Por unë nuk di lider në Europë sot që të jenë ende. Kanë ikur kryeministra në Gjermani, Itali, Francë e kudo, kanë ikur nuk janë më në skenë politike. Vetëm këtu janë ende.”

 

Alibeaj shpjegoi se ndarja me liderin historik, Berisha është përfundimtare, pasi PD ka prioritet marrëdhëniet me SHBA.

 

“Është e papranueshme, e pa tolerueshme që sot përfaqësues tanë dikur, Sali Berisha, të shpall luftë ndaj Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Europian. Nuk është kjo Partia Demokratike.”

 

Alibeaj premtoi një Parti Demokratike ndryshe të shkëputur nga e shkuara.

 

“Të respektosh liritë dhe të drejtat e tij, jo vetëm si komunitet, por edhe si individ. Kjo është filozofia, me të cilën ne Partia Demokratike, kjo parti e cila po rinovohet tashmë, po shkëputemi nga e shkuara, po shkëputemi nga tranzicioni, po shkëputemi nga mentaliteti i vjetër, për t’i dhënë një hapësirë, për t’i dhënë një frymëmarrje  mënyrës qytetare se si sillesh me publikun”

 

Sipas Alibeajt, sfida e PD vazhdon edhe pas zgjedhjeve te 14 majit për t’u bërë forcë qeverisëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *