Partia Demokratike ka fituar në bashkinë e Krujës. Sipas rezultateve të KQZ, PD ka fituar në të vetmen bashki të Durrësit me një diferencë të ngushtë votash.
Me vetëm 200 vota më shumë, PD ka marrë 46.92 % të votave, ndërsa PS 46.25 % të votave.

Ndërkohë vijon numërimi në bashkinë më të madhe të qarkut, atë të Durrësit.

Nga 300 kuti të numëruara nga 346 në total, PS prin me 53.67 % të votave, ndjekur nga PD me 36.80 % të votave. Në vend të tretë renditet Partia Mundësia me 3.09% të votave.
Ndërsa në bashkinë e Shijakut ka përfunduar numërimi. PS ka fituar me 54.64 % të votave, ndjekur nga PD me 40.43 % të votave. Në vend të tretë renditet Partia Mundësia me 1.76 % të votave.






