E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD feston 27 vjetorin e themelimit të saj

Partia Demokratike ka kujtuar 27 vjetorin e themelimit të saj. Lideri i opozitës Lulzim Basha vlerësoi të gjitha ata që vendosën demokracinë dhe pluralizmin politik në vend. Basha nuk harroi te përmendte edhe ata qe sot ndajnë qëndrime te ndryshme me te. Si themeluesit e partisë demokratike ashtu edhe kundërshtaret e kryetarit e bojkotuan festen megjithëse kishin marre ftesa

 

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se partia demokratike qe nga themelimi i saj është përballur me vështirësi te mëdha e skenarë qe kane synuar eliminimin e saj.

 

Reklamë

Basha ka vlerësuar rolin e PD ne opozitë duke thënë se qeverisë së narkotrafikut po i vjen fundi dhe se përpjekja politike e demokratëve shumë shpejt do të shpërblehet.

 

Socialistet u përfaqësuan me Vasilika Hysin ne 27 vjetorin e themelimit te parisë demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë