E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

PD: Energji falas të varfërve

Partia Demokratike i kërkon kuvendit qe te lehtësoje barrën e familjeve ne nevoje nga pagesa e energjisë elektrike. Gert Bogdani ka paraqitur një ndryshim ligjor, ne te cilin, evidenton qe 82 mije familje qe trajtohen me ndihme ekonomike, te përjashtohen nga pagesa e energjisë elektrike për 150 kilovat ore energji ne dimër dhe 90 ne vere. Për ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode, nje skeme e tille do te lehtësonte familjet, por nga ana tjetër, nuk do te ishte një barre per buxhetin e shtetit.
Ky ndryshim ligjor u diskutua ne Komisionin e Ekonomisë, ku Erjon Braçe tha se me pare, duhet te shprehet qeveria, ndërsa evidentoi se skema te tilla lënë shteg për abuzim. Një propozim i ngjashëm është depozituar javën e kaluar ne kuvend edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Më shumë video

Reklamë