Partia Demokratike ju përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili nga Fieri kërkoi sërish mandatin e tretë.

 

Selia blu tha se kjo nuk është e vërtetë sepse në fakt, sipas saj, shefi i qeverisë do të vijojë të mos bëjë asgjë.

 

“Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij. Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë. Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë. Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët. Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara. Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë. Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë. Kështu fiton Shqipëria”, u shpreh PD në rrjetet sociale, raporton “Vizion Plus”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *