Subscribe

Partia Demokratike jep alarmin se kryeqytetasve, do t’u kthehen plehrat tek dera. Ne mes te Tiranës, Erion Veliaj, sipas demokrateve, do te vendose makineritë e pastrimit te kompanisë “Eco Tirana”, qe do te menaxhoje këtë shërbim. Anëtaret e djathte ne Këshillin Bashkiak, akuzojnë kryebashkiakun per afera ne dem te qytetareve. Ata tregojnë per Vizion Plus, se 22 mije metra katror ne rrugën “Don Bosko”, do t’i jepet ne përdorim kompanisë “Eco Tirana”, per shërbimet e saj. Demokratet Suzana Guxholli dhe Mateo Spaho, deklarojnë se kjo nisme e Erion Veliajt, do te sjelle shkatërrimin e kësaj zone, por dhe shëndetin e banoreve, qe kane zgjedhur te jetojnë ne kete pjese te kryeqytetit. Ky është vendi ku është parashikuar te vendoset kompania e pastrimit “Eco Tirana”, mes dhjetëra objekteve te banimit ne rrugën “Don Bosko” dhe Spitalit Ushtarak. 22 mije metrat katror te ish-Parkut te Transportit, Bashkia do t’ia lere ne përdorim per 25 vjet, kompanisë “Eco Tirana”. Sipas projektvendimit qe do te shqyrtohet ne mbledhjen e se premtes ne Këshillin Bashkiak, nuk përcaktohet saktësisht se çfarë funksioni do te marre kjo sipërfaqe, nen menaxhimin e kompanisë se pastrimit. Burime nga bashkia, bëjnë te ditur se ambienti, do te jete vendparkimi i makinave te plehrave, ofiçina dhe zyrat e administratës. Por sipas informacioneve te demokrateve, këtu do te ngrihet impianti i përpunimit te plehrave. Nje dite para mbledhjes se Këshillit Bashkiak, demokratet deklarojnë votën kundër këtij projekti, ndërsa kërkojnë sensibilizimin e qytetareve, per te kundërshtuar vendosjen e plehrave ne mes te Tiranës. Aktualisht, pastrimi i Tiranës kryhet nga 6 kompani private qe vendparkimet i kane larg godinave te banimit. Ne nje nga ambientet e nje prej kompanive qe sot pastrojnë nje pjese te kryeqytetit, veç parkimit, firma ka ofiçinën, vendin e pastrimit te kazanëve, riparimit te tyre dhe administratën. Ndërsa ne muajin tetor, pastrimit ne kryeqytet, do t’i shtohet edhe firma “Eco Tirana”, nje kompani qe zotërohet nga Bashkia e Tiranës dhe ajo e Veronës. Parku qe do t’i jepet ne përdorim “Eco Tiranës”, pritet te kundërshtohet nga banoret e zonës, te cilët kane investuar për t’u vendosur ne këtë pjese te Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *