Subscribe

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha pretendon se të drejtën e regjistrimit për zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së e ka ajo. Si argument përfaqësuesit e saj ligjor sjellin regjistrimin nga KQZ të Bindjes Demokratike në vendoret e 2019-ës pa një vendim gjykate.

 

 

Por ky pretendim i PD-së së Sali Berishës nuk qëndron si për përfaqësuesit e partisë Bindja Demokratike ashtu dhe për ekspertët e çështjeve zgjedhore.

 

 

FABIAN TOPOLLAJ

KRYETAR, BINDJA DEMOKRATIKE

Bindja Demokratike ka pasur një regjistrim për herë të parë në gjykatë, në atë kohë dhë ligji zgjedhor për t’u rregjistruar një parti politike në zgjedhje kërkonte që ajo të jetë e regjistruar nga gjykata e shkallës së parë. Copat e Partisë Demokratike sot nuk kanë diskutimin nëse PD është apo jo e regjistruar në gjykatë, diskutimi i tyre është kush është kryetari i PD-së. Bindja Demokratike nuk ia ankimoi kush vendimin e saj të rregjistrimit si parti politike, nuk mund ta ankimonte kush sepse ishte një parti e sapokrijuar. Ndërsa konflikti i PD, juridikisht është, se kush është kryetari.

 

 

KRISTAQ KUME

ISH-KRYETAR I KQZ

Gjithçka kanë paraqitur nga të dyja grupet do të pranohet pasi të verifikohet legjitimiteti i atij që e paraqet kërkesën. Kështu që PD në këtë situatë që kemi deri sot mund të rregjistrohet vetëm me kërkesën e Lulzim Bashës dhe me asnjë tjetër.

 

 

Në këtë betejë të Partisë Demokratike se kujt i takon logoja asaj të drejtuar nga Sali Berisha apo të dorëhequrit Lulzim Basha që ende në regjistrin e partive politike rezulton kryetar i PD-së, Kristaq Kume thotë se ajo për grupimin “Berisha” është thjesht politike.

 

 

KRISTAQ KUME

ISH-KRYETAR I KQZ

Në qoftë se do të pranojmë që të çedojmë nga shteti ligjor, pra i japim më shumë peshë pjesës politike sesa asaj formale juridike po mund ta bësh. Por nuk mund të harrosh që ata që e kërkojnë sot, ka qenë ajo që e ka goditur këtë veprim të institucionit të atëhershëm dhe ka thënë jo mo, nuk është ligjore, nuk mund të rregjistrohet për aq kohë sa vendimi për formimin e kësaj partie nuk është titull ekzekutiv.

 

 

FABIAN TOPOLLAJ

KRYETAR, BINDJA DEMOKRATIKE

Të njëjtët njerëz që sot e përdorin si argument në favor të tyre thoshin që vendimi i gjykatës nuk duhet të zbatohet sa kohë nuk ka hyrë në fuqi. Dmth ata njerëz që atehërë rregjistrimin e BD e konsideruan shkelje të rëndë, sot po e përdorin në favor të tyre të njëjtin argument.

 

 

Kur ende nuk ka një vendim të formës së prerë për logon, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia njeh atë grupimit të drejtuar nga i komanduari Enkelejd Alibeaj dhe rrjedhimisht edhe komisionerët.

 

 

Pavarësisht qëndrimit zyrtar të KQZ-së PD e drejtuar nga Sali Berisha dorëzoi listën e komisionerëve për zgjedhjet e 14 majit, duke u bazuar mbi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që njeh kuvendin e 11 dhjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *