Subscribe

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka deklaruar se qëndrimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës një ditë më parë është qëndrimi i një antishqiptari. Nëpërmjet zëdhënëses partia  më e madhe e opozitës akuzoi shefin e qeverisë Rama se sjellja e tij ngjante me ish-diktatorin Enver Hoxha dhe sipas PD Rama dëmtoi interesin e Kosovës.

FLORIANA GARO

ZEDHENESE E PD

 

“Fjala e tij ishte një imititim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit.Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosoven si aleat, ne momentin me delikat te antaresimit te saj ne Keshillin e Europes.”

Jorida Tabaku e cila është e vetmja deputete e partisë demokratike që mori pjesë në asamblenë e këshillit të Evropës pati gjithashtu kritika për kryeministrin.

JORIDA TABAKU

KRYETAR E KOMISIONIT TE INTEGRIMIT

“Me erdhi keq qe ne disa raste vemendja shkoi nga kosova tek kryeministri, nga propaganda tek spektakli, dhe mendoj qe diskutimi I djeshem duhet t eishte ne kete prizem. Kosova ka kerkuar te jete anetare e keshillit te europes, ne duhet ta ndihmojme. Duhet te ishim perpjekur per ta trajtuar ndryshe.“

 

Por në kampin opozitar pati edhe zëra që dolën në mbrojtje të qëndrimit të kryeministrit Rama. Nënkryetari i kuvendit Agron Gjekmarkaj vlerësuar pozitivisht fjalimin e shefit të qeverisë Rama për Kosovën.

AGRON GJEKMARKAJ

DEPUTET, PD

“Fjalimi i tij  atje per raportin e Dik Martit nuk mund të kritikohet lehtë, ndoshta më i kalkukuari që ai ka mbajtur, por nga ana tjeter në keto 9 vite ai ka mardhënjet më të keqia me Kryeministrat e Kosoves dhe nje nivel formal retorikë bashkëpunimi të çdo natyre.”

 

Kritika për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës pati edhe partia e lirisë, e cila nëpërmjet Petrit Vasilit e akuzoi liderin e mazhorancës se dëmtoi imazhin e Shqipërisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *