E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD e LSI  kërkojnë anulimin e ligjit për Teatrin Kombëtar

Ilustrim · Vizion Plus

Opozita i rikthehet çështjes së Teatrit Kombëtar, duke kërkuar anulimin e ligjit të miratuar seancën e kaluar. PD dhe LSI bojkotuan mbledhjen e sotme të parlamentit, duke pretenduar për manipulim të votimit. Krerët e dy grupeve parlamentare të opozitës, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili ishin të vetmit në sallë në nisje të seancës, duke kërkuan shfuqizimin e votimit.

 

Sipas tyre, është e papranueshme qe te vijoje seanca kur ka patur tjetërsim te votës. Por kryetari i kuvendit Ruçi tha se kërkesën e dy ditëve me pare, e kishte marre vetëm sot. Megjithatë, ai tha se kishte autorizuar mbledhjen e sekretariatit për procedurat e votimit ne mënyre qe të investigojë se çfarë ka ndodhur.  Ne baze te këtij kontrolli do te merret dhe vendimi për votimin.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh