Subscribe

Prej javesh artikulimi publik i lidershipit te PD është fokusuar tek krijimi i nje aleance te gjere kundër Edi Rames. Dhe sa here qe flitet per aleanca te mëdha pyetja qe lind është; po partia e drejtuar nga Ilir Meta a do te jete pjese e koalicionit te PD per te rrezuar Edi Ramen?. Per nënkryetarin e demokrateve Edi Paloka përgjigja është po, me kushtin qe lëvizja socialiste per integrim te largohet nga qeveria e qëllimi i saj te jete i njejte me ate te opozitës; rrëzimi i kryeministrit Edi Rama.

Lsi sot eshte pjese jo vetëm e kësaj maxhorance, eshte pjese e kësaj qeverie te cilen ne e quajmë te keqen me te madhe te këtij vendi. Nëse edhe LSI e sheh nesër qe me Edi Ramen nuk mund te ecet me përpara; është ceshtje e tyre, jane ata qe zgjedhin, nuk vendosim ne. Ne kemi kërkuar aleance me te gjithë shqiptaret per te hequr njëherë e mire ketë te keqe te madhe qe iu ka rene shqiptareve, dhe këtu sigurisht përfshihen te gjithë”.

Por pavarësisht kalkulimeve politike per te ardhmen aktualisht LSI po bashkeqeveris me PS dhe per Paloken batutat per rimartesa jane thjesht probleme mes një çifti.

“Keto jane probleme qe i lindin Rames, sepse ka treguar qe ne çift është arrogant eshte agresiv, është i dhunshëm, por nuk kane te bëjnë me Partine Demokratike, jane çështje qe duhet ti zgjidhi çifti me njeri tjetrin.”

Per Partine Demokratike rruga drejt zgjedhjeve është e qarte; bashkim i te gjitha forcave politike per rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe asnjë faktor politik nuk eshte i përjashtuar nga ftesa per nje koalicion te gjere parazgjedhor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *