E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD e Elbasanit ndërron strategji, në protestë më makina private

137 makina private jane nisur ne drejtim te Tiranes nga Elbasani per tiu bashkuar protestes te opozites në orën 19:00.

Partia demokratike dega e Elbasanit ka ndryshuar taktike duke i derguar protestuesit me makina personale. Kjo gjë sipas kryetarit Eugen Isai bëhet për shkak të dhunës dhe presionit policor.

Sipas tij, policia bllokon autobuzat duke i gjobitur me shumë që kanë shkuar deri në 700 mijë lekë të vjetra.

Isai akuzon policinë e Elbasanit se gjate ditës së sotme ka thirrur në drejtorinë e policië në këtë qytet mbi 20 të rinj duke i bërë presion.

Reklamë

Sipas burimeve nga dega e PD në Elbasan, pritet që drejt Tiranës të shkojnë 1500 protestues.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë