Kronikë
PD e Dibrës denoncon dhunën e RENEA-s ndaj qytetareve dhe gazetarit në Dibër

Ish deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka denoncuar dhunën e ushtruar këtë të premte në përplasjet mes policisë dhe qytetarëve në bulevardin e Peshkopisë.
Gjunkshi është shprehur se mes të dhunuarve në Peshkopi nga forcat RENEA është edhe një gazetar i cili ka qenë duke filmuar.
Reklamë
Sipas PD-së gazetari në momentin e dhunimit ka qenë duke xhiruar me telefonin e tij një operacion për arrestimin e disa personave në pedonale të qytetit, kur një efektiv i RENEA-s e ka goditur me qytën e automatikut në këmbë dhe në krah dhe i ka thyer telefonin.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




