Pas lajmit për përjashtim e 11 deputetëve nga radhët e grupit parlamentar, PD e Bashës ka reaguar sërish duke sqaruar dinamikën e këtij vendimi.
Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, PD bën me dije se ka njoftuar në datë 26 shtator Kuvendin në lidhje me deputetet që janë pjesë e grupit të vet parlamentar.
PD ka njoftuar kuvendin me deputet e saj. Aty nuk jane deputetët që janë perjashtuar me parë, pasi i janë bashkuar Sali Berishës dhe nuk njohin as vendimet as strukturat e saj. Vendimi per perjashtimet është marre në fillim të 2022 dhe është reflektuar edhe në qershor të 2023 të cilet nuk figurojnë me si antarë të KK për shkak të funksioneve si deputet, thuhet ne reagimin e shperndare per mediat.
PD e Bashës në këtë sqarim ka shpërndarë edhe listën me 24 emra të deputeteve që janë pjesë zyrtare e grupit të vet parlamentar.





