E martë, 3 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PD: Dvorani jashtë Gjykatës së Lartë

Opozita ka kërkuar sot ne Kushtetuese, largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Larte, pasi i ka përfunduar mandati 3 vjet me pare. Juristet e Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës per te shfuqizuar nenin 5 te ligjit per Gjykatën e Larte, ligj i hartuar nga qeveria Berisha, per te mos lejuar anëtaret e Gjykatës te rrinë ne detyre deri ne zgjedhjen e pasardhësit, siç është rasti i Ardian Dvoranit. Sipas Partisë Demokratike, Kushtetuta nuk parashikon qëndrimin ne detyre per anëtaret e Gjykatës se Larte, deri ne emërimin e pasardhësit, prandaj ligji nuk mund ta japë ketë te drejte. Aktualisht ne Gjykatën e Larte janë 4 vende vakante; 2 janë per shkak te krijimit te Kolegjit për Gjykatën Administrative, ndërsa 2 te tjera për shkak te përfundimit te mandatit te Ardian Dvoranit dhe  Ardian Nunit. Përgjatë 3 viteve te fundit mazhoranca i ka rrezuar presidentit Nishani 7 kandidatura për ketë Gjykate.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë