Subscribe

Partia Demokratike, e cila prej disa kohësh është e përçarë, duket se po shkon drejt bashkimit.

 

Në një deklaratë për media, grupi paralemnatr i PD, kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, bën me dije se kanë mandatuar Gazment Bardhin për të negociuar me Edi Palokën për daljen e një kandidati të përbashkër në zgjedhjet vendore.

 

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

 

Pas diskutimeve në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët në mënyrë unanime shprehën vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me cdo faktor opozitar.

 

Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD zgjidhje e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale është bashkimi i cdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje.

 

Me qëllim diskutimin e cdo mundësie të sinqertë për bashkëpunim, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mandatuar zotin Gazment Bardhi për të kontaktuar dhe për të hulumtuar cdo mundësi bashkëpunimi dhe daljes në zgjedhje lokale me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës.

 

Grupi Parlamentar i PD shpreh gadishmërinë për të nisur që sot nga puna për të gjetur modalitetet e bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *