Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në drejtim të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

 

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një deklaratë për mediat, u shpreh se dosja 339 është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit.

 

Ai tha se zbardhja deri në fund e krimit elektoral në dosjen 339 është e panegociueshme.

 

“Dosja “339” është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, pushtetit në shërbim të krimit pushtetit që këmben favore me krimin, në nevojën e përbashkët për të mbijetuar në kurriz të ligjit dhe interesit publik. Në përgjimet e dosjes 339 është faktuar simbioza e pushtetit me krimin, përmes komunikimit sistematik me bandat të Vangjush Dakos, udhëheqësit politik të fushatës në Durrës, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, respektivisht për të siguruar përkrahjen e ndërsjelltë, përmes favoreve të ndërsjellta duke shprehur në fund edhe mirënjohjen e ndërsjelltë për “zgjidhjen e halleve” të ndërsjellta.”

 

Sipas Strazimirit, hapi I parë I domosdoshëm është arrestimi i Vangjush Dakos, si bashkëpunëtor me bandat për blerjen e votës.

“Harresë” për dosjen 339 nuk do të ketë dhe arrestimi i Vangjush Dakos është prova nëse në Shqipëri do të ketë apo jo drejtësi, do të ketë apo jo luftë kundër krimit, do të ketë apo jo normalitet ligjor e elektoral dhe për pasojë qeveri legjitime, si në çdo shtet normal.”

 

Deputeti I PD deklaroi se çdo ditë që dosja 339 bllokohet është një provë e delegjitimimit të mëtejshëm të prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *