E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

PD dorëzon listat përfundimtare, Basha dërgon “lumë” kandidatësh në KQZ

Partia Demokratike zyrtarisht është pjesë e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit, pasi ka dorëzuar listën e lote kandidatëve për deputetë. Çka vihet re në këtë listë të dytë, të depozituar në KQZ, është rritja e madhe e numrit të kandidatëve. Nëse në listën e parë, PD ekipi i kandidatëve të PD-së ishte me 95 kandidatë, pas vendimit për plotësim, partia më e madhe e opozitës përfaqësohet me 194 kandidatë. Ndërkohë që Parlamenti përbëhet nga 140 ligjvënës. Lista më e madhe është ajo e Tiranës, ku numërohen 50 emra. Ne listën e Fierit jane renditur 21 kandidatë dhe ne Dibër 19 kandidatë.

 

Por veç rritjes së listës në numër, vihen re disa lëvizje në listë. 24 orët e fundit ia kanë shërbyer lidershipit demokrat të beje spostime në disa Qarqe. Në Shkodër, vendin e Helidon Bushatit pas tërheqjes, që renditej i 4-ti, vend i sigurt për deputet, u vendos Bardh Spahia. Ndërkohë që është shtuar edhe ish-deputeti biznesmen, Gjok Uldedaj. Në Qarkun e Lezhës, Preç Zogaj, nga vendi i 5-ë, kalon në të 4-in.

 

Pas protokollimit të listës së PD-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e miratoi unanimisht atë. Po ashtu, Komisioni ka përsëritur hedhjen e shortit për renditjen e partive politike në fletën e votimit që do te përdoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu, i pari subjekt do të jetë LSI, Partia Socialiste e 2-a, ajo Demokratike e 6-a, për të mbyllur fletën e votimit me Libra-n e 18-ta. Pas kësaj procedure, KQZ do t’i dërgojë kompanisë greke “Lykos-Group”, modelin e Fletës së Votimit.

Më shumë video

Reklamë