Subscribe

Demokratet nuk jane tërhequr nga akuzat se shteti shqiptar ka favorizuar Emiljano Shullazin, pavarësisht sqarimit qe erdhi nga Drejtoria e Doganave. Kreu i Departamentit te Sigurisë ne PD, Enkelejd Alibeaj, ka deklaruar se dokumenti i publikuar nga doganat thjesht vërteton akuzat e opozitës.
Dokumenti që nxori Edi Rama, ky dokument që shihni në ekran, tregon DALJEN e Shullazit nga dogana e Durrësit me një automjet Audi Q7 me targa AA 655 ME. E thotë vetë dokumenti: Dalja me 25 janar, ora 21.20. Por dokumenti nuk tregon momentin e hyrjes, pikërisht atë moment që denoncuam dje. Sepse Shullazi është kthyer 3 ditë më pas me makinë tjetër. Me makinë të blinduar. Dhe as nuk është ndalur e as nuk është kontrolluar.
Sipas opozitës, kryeministri Rama tregoi dokumentin e gabuar me qellim mashtrimin duke konfirmuar publikisht lidhjen e tij me Emiljano Shullazin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *