Subscribe

Partia Demokratike e ka cilësuar te papranueshëm përfshirjen e medias ne nenin 13 te projekt-ligjit per strukturën anti-korrupsion. Nënkryetari i komisionit per reformën ne drejtësi, Oerd Bylykbashi, thekson se opozita, nuk do ta pranoje asnjëherë kete formulim ligjor e ai do te hiqet nga drafti.

Oerd Bylykbashi: Partia demokratike nuk do ta lejoje këtë nen qe te kaloje. Ne do te luftojmë fort dhe ne momentin kur ligji per Prokurorinë e Posaçme do te hyje per diskutim ne komision sigurisht qe do te përballet me kundërshtinë absolute te Partisë Demokratike. Pra ne nuk do te pranojmë qe media te jete pjese e kësaj skeme qe ka sot mazhoranca.

Bylykbashi sjell ne vëmendje se ne draftin fillestar, ky parashikim nuk ekzistonte dhe është shtuar me vone; duke akuzuar liderin e mazhorances Rama se kërkon te ushtroje presion ndaj medias.

Oerd Bylykbashi: Eshte nje formulim i futur gjate nje procesi ne kuti te zeze, te mbyllur, pa transparence; kështu qe eshte shume e rëndësishme per te investiguar pse dhe nga kush u fut ky formulim, kush përfiton dhe pse e ka qellim. gjeja me e thjeshte eshte qe kryeministrit i intereson nje instrument qe i ul kokën medias. 

Kundër ketij neni ka reaguar edhe Lëvizja Socialiste per Integrim, e cila nëpërmjet kreut te grupit parlamentar Petrit Vasili, ka sqaruar se ai është i papranueshëm dhe do te hiqet. Ne nje deklarate per mediat, Vasili thekson se liria e medias është jetike per demokracinë dhe ne mbledhjen e komisionit te posaçëm, do te kërkoje heqjen e këtij neni. Ky nen, i cili prej dy ditësh është vendosur ne qendër te debatit sanksionon se “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm përmes mediave ndalohet dhe dënohet me ligj”. Per këtë arsye, shoqatat e mediave iu drejtuan Kuvendit, duke i kërkuar heqjen e ketij parashikimi ligjor, pasi cenon punën e gazetareve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *