Subscribe

Gjatë takimeve me peshkatarët e Sarandës kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi se platforma e opozitës parashikon financimin e industrisë  se peshkimit, duke nisur që nga infrastruktura, kalatat, kantieret e riparimit e deri te subvencionimi.

“Shteti duhet të garantojë mënyra më të mira të financimit për flotën. Së dyti, të ndërtojë kapacitetet e kantiereve, se u shuajtën kantieret. Pse do të shkosh ta bësh me 4 mijë euro, 5 mijë euro në Korfuz? Kur duhet ta bësh këtu dhe shteti për këtë të të financojë. Siç financojnë për digën, siç financojnë për vaditjen apo duhet të financojnë. Po kështu duhet të financojnë për infrastrukturën e peshkut, për kalatat, për kantieret e riparimit.

Lideri i opozitës akuzoi sërish kryeministrin Rama dhe Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, se po vjedhin miliona përmes tenderave dhe koncesioneve abuzive.

1.8 euro shitet bashkë me fitimin e tregtarët dhe me TVSH-në. E blenë Vilma 1.8 dhe e shet 20, me 18.2 euro për set, fitimi. Sesa blen dhe sesa konsumon këtë nuk e dimë. Po e dimë që mjek dhe infermier detyrohet të mbushin formularë falso dhe prandaj dalin edhe ato probleme që përmendi zonja, bëhen qesharakë por në fakt janë tragjike. Në një vit bëhen gjithsej jo më shumë se 800 mijë analiza të kësaj natyre. Pra, kosto totale e tyre duhej të ishte jo më shumë se 1.8 milionë euro. Merr 1 milionë euro në muaj.

Në takimin me të rinjtë, u shpreh shqetësimi për tarifat e larta të arsimit, papunësinë, si dhe mungesën e investimeve për turizmin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *