E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Politikë

PD: Ditë e hidhur për shqiptarët

Vendimin e Bashkimit Europian, Partia Demokratike e ka interpretuar si mos hapje te negociatave, për shkak te korrupsionit dhe krimit qeveritar.

 

“Franca dhe Holanda kane vene veton, kurse Gjermania ka kërkuar hapje negociatash me kushte”-thuhet ne reagimin e kryetarit te komisionit te integrimit Genc Pollo.

 

Reklamë

Sipas PD, vendimi do te rishqyrtohet pas një viti nga Këshilli Europian i cili do te vendose vetëm kur te verifikohet se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, dhe vetëm pas miratimit paraprak nga ato parlamente te vendeve anëtare qe duhet te shprehen. Opozita thekson me tej se edhe ne këtë dite te hidhur për shqiptaret, qeveria ka pafytyrësinë te mashtroje dhe gënjejë duke thënë se janë hapur negociatat.

 

“Ministri Bushati duhet te kishte dhënë dorëheqjen sot bashke me shefin e tij. Por te pafytyrët nuk njohin as moral dhe as përgjegjës” – mbyll deklaratën Partia Demokratike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë