E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD diskuton edhe format e mosbindjes civile

Kryetari i opozitës Lulzim Basha mblodhi këtë të enjte kryesinë dhe këshillin kombëtar të Partisë Demokratike.

Në fokus të takimeve ishte diskutimi për vijimin e aksionit opozitar, pas votimeve të 30 qershorit.

Burime nga PD bënë në ditur se vec protestave, është folur edhe për forma të tjera të mosbindjes civile.

Një ditë më parë, Lulzim Basha u takua edhe me kryebashkiakët e PD si dhe krerët e degëve.

Reklamë

Aty u vendos protesta e rradhës kombëtare në 8 korrik, për të cilën Basha kërkoi angazhim maksimal.

Protesta e cila do të mbahet në orën 8:00 do të ketë në qendër kërkesën për anulimin e votimeve 30 qershorit, të cilat opozita i konsideron farsë, të jashtëligjshme dhe antikushtetuese.

Prej disa muajsh opozita e bashkuar ka dalë në protesta duke kërkuar largimin e Ramës dhe më pas zgjedhje të parakohshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë