Subscribe

Për opozitën, miratimi i ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi, duhet te kaloje patjetër përmes dialogut dhe konsensusit politik. Pas dështimit te Komisionit per Reformën ne Drejtësi të hënën, nënkryetari i PD Edi Paloka, deklaron se mazhoranca tregoi edhe njëherë se kërkon vetëm nje reforme qe te kape institucionet dhe nuk i intereson përmirësimi i sistemit te drejtësisë.

“Grupi yne kishte porosinë qe dje te fillonte nga puna qofte edhe pa median; te dilnin mediat jashtë e te vazhdonin punën me grupet e deputeteve te maxhorances dhe opozitës. por duket se maxhoranca ka vendosur te ece ne linjën e saj ose me mire le te themi nje pjese e maxhorances, sepse e dëgjuam edhe përfaqësuesin e LSI qe kërkonte konsensus dhe eshte normale, është logjike nuk mund te ecet ne këtë reforme pa konsensus”  

Dhe ne kuadër te reformës ne drejtësi, PD i qëndron bindjes se Byroja Kombëtare e Hetimit, duhet te jete pjese e Prokurorisë, duke theksuar se edhe Venecia ka dhënë një rekomandim te tille.

“Një byro qe do hetoje Ramen te varet nga Rama apo Sajmir Tahiri, as logjika me elementare nuk e pranon nje gjë te tille. Dhe Komisioni i Venecias ka rekomanduar te njëjtën gje dhe Braho nuk mbështeti PD thjesht qëndrimi i LSI nëse eshte ai i djeshmi është ne përputhje me rekomandimet e Komisionit te Venecias.”

Komisioni i reformës ne drejtësi është ne te paktat komisione qe deputetet e PD marrin pjese, pasi opozita i ka themelore kushtet e saj per amendimin e ligjit te dekriminalizimin per rastin Prenga, amendimin per funksionimin e Komisioneve Hetimore dhe dërgimin ne Kushtetuese te mandateve te socialisteve Kokedhima, Leskaj e Suli. Sipas Palokes, te enjten ne konferencën e kryetareve, PD do kërkoje futjen ne procedure te dy amendimeve ligjore e nga kjo do te varet bllokimi ose jo i parlamentit.

“Janë te detyruar t’i fusin te dy amendamentet, sepse edhe ligjërisht afati per te futur ne kalendar amendamente apo projektligje te reja është dy jave pasi ato depozitohen ne kuvend. Nuk ka me asnjë justifikim per te mos i futur. Nëse keta do te vazhdojnë me këmbëngulje te mos i fusin ne kalendar sigurisht ne do te mbajmë qëndrimet tona.”

Nje jave me pare, opozita qëndroi ne Parlament vetëm per te votuar aktet nënligjore per dekriminalizimin dhe u bojkotoi pjesën tjeter te seancës deri ne plotësimin e kushteve te saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *