Subscribe

Mbyllja e diskutimit nen për nen te paketës kushtetuese, ka çelur një faze te re te reformës ne drejtësi. Opozita është pozicionuar pro dialogut konstruktiv, për te gjetur nje zgjidhje konsensuale. Nënkryetari demokrat i komisionit Oerd Bylykbashi, gjykon se tashme debati duhet te fokusohet tek cilësia e reformës, tek pavarësia e sistemit dhe produkti i tij pas disa dekadash, duke shpjeguar pse drafti qe është ne tryezën e komisionit, nuk iu duhet shqiptareve.

“Kemi nje hall qe është halli politik qe duhet zgjidhur; është per shqiptaret nuk është per opozitën qe sistemi te mos kapet nga kryeministri; kemi një interes afatgjate qe te kemi nje sistem qe do u shërbeje shqiptareve per disa dhjetëvjeçare se paku. Ky draft qe propozon qeveria bën  krejtësisht te kundërtën. Me çfarëdo lloj etiketimi dhe vule qe mund te kete marre sipër, vulën me te keqe ia ka dhënë Komisioni i Venecias; duke i vene një note pothuajse 5.”

Kapja dhe korporatizmi janë probleme qe sipas Bylykbashit, marrin zgjidhje ne variantin e propozuar nga demokratet ne thelb te te cilit është thjeshtësia e arkitekturës.

“Funksionon qarte funksionon ne mënyrë te parashikueshme, ne mënyrë transparente, dhe garanton pavarësinë e sistemit nga presioni politik.”

Por çfarë mendon opozita per presionin e ambasadoreve per kohen? Per demokratet është humbur tashme shume kohe duke u punuar ne mënyrë te njëanshme, duke patur parasysh edhe 2 momentet kur drafti është goditur nga Komisioni i Venecias.

“Na duhet ta rikuperojmë nëpërmjet nje pune dhe negociate qe do çonte ne zgjidhjen e pranueshme po mbi te gjitha ne parimet e Komisionit te Venecias, kjo do kohen e vet. Por nga ana tjetër do arsyen dhe gatishmërinë dhe vullnetin politik për te arritur ne atë zgjidhje.”

Bylykbashi ka nje kundërpërgjigje edhe për ata qe gjykojnë se dalja me nje draft e opozitës është bllokim i qarte i reformës.

“Nuk kam dëgjuar nje argument te vetëm qe te thotë qe drafti nuk funksionon per këtë arsye, apo drafti është korporatist per kete arsye, apo drafti është i korruptuar per këtë arsye. Jo, asgjë e tille.”

Nje dite me pare, komisioni i reformës ne drejtësi mbylli diskutimin nen per nen te paketës kushtetuese te hartuar nga Euralius e Opdat; pro mbyllja ishte me shume procedurale pasi çështjet per te cilat palët nuk janë dakord, nuk janë te pakta e gjithçka është lënë pezull ne pritje te negociatave qe mund te afrojnë mazhorancen dhe opozitën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *