Opozita kërkon anulimin e votimit te ligjit qe i hap rruge ndërtimit te teatrit te ri kombëtar, për shkak te falsifikimit te procesit mbrëmjen e se enjtes.

 

Dy kryetaret e grupeve parlamentare, PD dhe LSI i janë drejtuar zyrtarisht kryeparlamentarit Gramoz Ruçi duke i kërkuar anulimin e votimit pasi mes deputeteve qe kane votuar pro është edhe deputeti i LSI Vangjel Tavo, i cili nuk ka marre pjese ne procesin e votimit. Sipas opozitës ky akt përbën falsifikim te procesit te votimit e për këtë arsye ai duhet shpallur i pavlefshëm.

 

“Nëse nga ana juaj legjitimohet një votim i pavlefshëm dhe akte qe përbejnë falsifikim te procesit te votimit, atëherë na lejoni t’ ju bëjmë me dije se ne këtë mënyrë asgjësoni parlamentin dhe kushtetutën e vendit” – shkruhet ne kërkesën e opozitës drejtuar kryetarit te kuvendit Gramoz Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *