E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD dhe LSI ankimojnë në kolegj zgjedhor vendimin e KQZ

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ankimuar vendimin e KQZ për mospranimin e anëtarëve të KZAZ-ve, në Kolegjin Zgjedhor.

 

Kërkesa e partive opozitare për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore është rrëzuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër.

 

Reklamë

Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ.

 

PD dhe LSI depozituan të shtunën pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor, edhe pse ka vendosur të mos regjistrojë kandidatë për pushtetin vendor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë