Subscribe

Partia Demokratike denoncoi zhvillimin e një tenderi sipas saj fiktiv nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ish deputeti Endri Hasa tha në një deklarate nga selia blu se ky tender fiktiv kapte vlerën me 1 miliard lekë.

Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka vendosur të zhvillojë një tender fiktiv prej 1 miliardë lekësh, duke paracaktuar fituesin.Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliardë lekë të taksave të shqiptarëve do ti paguhen Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezultin se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013.

Jo vetëm kaq, tha Hasa, por kjo kompani rezulton që të ketë marrë 2.5 miliardë lekë tendera në 6 muajt e fundit.

Kompania në fjalë, vetëm për një muaj e gjysmë, nga 6 korriku 2020 deri sot,  ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI. Të gjitha afër fondit limit dhe pa konkurencë.Në një kohë që bizneset mbyllen se s’kanë mbështetje dhe qytetarët mbeten pa punë se vendet e punës shkurtohen, qeveria Rama ju grabit shqiptarëve përmes kësaj kompanie edhe 10 milion lekë në ditë para nga taksat e tyre për dy vite me radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *