Deputeti i Partisë demokratike Luciano Boci denoncon rritjen e çmimit për librat shkollor për vitin 2018-2019.

 

Përmes një statusi në rrjetin social facebook deputeti Boci shkruan se kërkesës së vazhdueshme të PD, të paraqitur dhe si nismë ligjore për libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit parauniveristar, e cila u rrëzua me votat e mazhorancës, qeveria i është kundërpërgjigjur, siç di ajo gjithmonë, me harbutëri, paaftësi e papërgjegjshmëri.

 

“Kërkesës së vazhdueshme të PD, të paraqitur dhe si nismë ligjore për libra falas për të gjithë nxënësit e arsimit parauniveristar, por që u rrëzua me votat e mazhorancës, qeveria i është kundërpërgjigjur, siç di ajo gjithmonë. Me harbutëri, paaftësi e papërgjegjshmëri. Përkundër domosdoshmërisë e dëshirës së nxënësve e familjeve të tyre, Rama e Nikolla kanë rritur çmimet për paketat e teksteve, në të gjithë sistemin që nga klasa e pestë e deri në klasat e mesme.

E kjo ndodh në një kohë, kur shpenzimet për arsimim, për çdo familje shqiptare, janë rritur në tërësi, kur varfëria është shtruar këmbëkryq, kur besimi tek sistemi arsimor është në pikën e tij më të ulët.Ndërsa për klasat e para deri tek të katërtat, ai “falasi” i teksteve, është tamam-tamam i dhënë si cingunët, “me shpinën e dorës”.  Nxënësit e vegjël penalizohen nëse i zhgarravisin, nëse i shënojnë, nëse i grisin, sepse ata duhet t’i dorëzojnë. Për fëmijët sipas qeverisë, kujtimet e fëmijërisë të lidhura me abetaren, me shkrimin e parë, me vizatimet e para, me gjithçka që formëson botën e fëmijës, duhet të zhduken. Shtatori me sa duket nis me halle të shtuara për çdo familje shqiptare, por dhe me shpresën se fundi i paturpësisë së kësaj qeverisje nis po në shtator.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *