PD denoncon: Policia fsheh shpërthimet me tritol në Dibër

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shpërthimin që ka ndodhur këtë të hënë në një lokal në Peshkopi.
Përmes një reagimi për mediat PD-ja akuzon policinë se mban të fshehur krimet dhe ngjarje të tilla që ndodhin në dibër.
“Krimi godet rende pronen e qytetareve.
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbreme ne mes te qytetit te Peshkopise.
Ne oren 23.20 minuta eshte demtuar me lende eksplozive prona e qytetarit Lulzim Durma.
Ngjarja ka ndodhur vetem 70 metra larg Rajonit te Policise Diber.
E njejta situate ka ndodhur dhe para disa ditesh ne qender te Maqellares, por ngjarja eshte mbajtur e fshehur nga “policia e shtetit”.
Si mbrohen te drejtat dhe lirite e qytetareve?
Ku eshte garantimi dhe sigurimi i jetes se qytetareve?
Ku eshte garantimi dhe sigurimi i prones se qytetareve?
Qytetaret e Dibres ndjehen te Terrorizuar dhe aspak te Sigurte.”




