Partia Demokratike përmes Gazment Koduzit denoncon se një person nga stafi mjekësor i qendrës shëndetësore Kamëz ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas tij, asnjë nga stafi nuk është kontaktuar për hetim epidemiologjik.

Ne mungese të kryerjes së tamponit, Koduzi tha se kjo qendër duhet mbyllur derisa të sqarohet statusi shëndetësor i punonjësve të saj, që mos të kthehet në qender infektimi për popullatën si QSUT.

“Qeveria eshte dorezuar perpara virusit covid-19. Ajo nuk arrin te mbroje as qytetaret, as punonjesit e shendetesise. Nje staf mjeksor i qendres shendetesore Kamez ka rezultuar covid-19 pozitiv, dhe gjej rastin t’i uroj koleges sherim te shpejte. Por, asnje nga stafi nuk eshte kontaktuar per hetim epidemiologjik, aq me teper ti behet tamponi. Ne mungese te kryerjes se tamponit, kjo qender duhet mbyllur derisa te sqarohet statusi shendetesor i punonjesve te saj, qe mos te kthehet ne qender infektimi per popullaten si QSUT. Nderkohe, Rama eshte fshehur, dhe nuk foli asnje fjale as per humbjen e jeteve te dy mjekeve. TURP”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *