E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD: DASH konfirmoi blerjen e votave nga qeveria, të bashkohemi më 16 mars

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi reagoi në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Në dy postime të njëpasnjëshme në Twitter, Bardhi u shpreh se raporti DASH konfirmoi blerjen e votave në 2017 ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës në 16 mars.

 

Reklamë

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmon blerjen e votave në 2017 dhe nivelin e lartë të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Askush nuk ndëshkohet! Kundër blerjes së votave, kundër pandëshkueshmërisë, kundër korrupsionit, shqiptarët do bashkohen më 16 Mars! ½”

 

Duke cituar DASH, Bardhi akuzon qeverinë se nuk ka zbatuar ligjin dhe se është përfshirë nga korrupsioni.

 

“2/2 DASH: “Ligji parashikon ndëshkime penale për korrupsion për zyrtarët publikë, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët shpesh u angazhuan në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

 

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë