E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Vendi

PD çon vetingun në Kushtetuese

Ditën qe ligji i Vetingut hyri ne fuqi, opozita ka vendosur ta ankimoje ne Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marre ne kryesine e grupit parlamentar demokrat mbrëmjen e se martës. Vete PD ne seancën e 30 gushtit nuk mori pjese ne votimin e ligjit, duke e cilësuar ate antikushtetues. Përtej ligjit te Vetingut, konflikti mazhorance-opozite është acaruar edhe per ligjin e strukturës se posaçme anti-korrupsion dhe konsensusi fillestar duket se është prishur. Dhe per këtë arsye, opozita ka vendosur te largohet nga Komisioni i Reformës ne drejtësi e te mos marre pjese ne hartimin e ligjeve ne rast se mazhoranca nuk reflekton per ligjin e qeverisjes se drejtësisë, diskutimin e te cilit opozita e bojkotoi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë